QUINT dhe Zyra e BE-së i reagojnë Qeverisë dhe partive për moscertifikimin e Listës Srpska: Përmbahuni nga hapat tjerë

Qeveria dhe QUINT

Vendet e QUINT-it dhe Zyra e BE-së në Kosovë kanë reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në deklaratën e përbashkët, QUINT u bëri thirrje qeverisë në largim të Albin Kurtit dhe partive të tjera politike që të mos ndërmarrin hapa të tjerë që mund të pengojnë regjistrimin e partive.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë, shprehin shqetësimin e tyre lidhur me përpjekjet e aktorëve politikë për të kufizuar garën midis partive politike që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Çdo veprim i tillë për të përjashtuar komunitete të caktuara cenon parimet demokratike dhe dëmton besimin në institucionet e Kosovës”, thuhet në reagim.

QUINT ka ftuar palët e prekura që të shfrytëzojnë mekanizmat ligjorë dhe të drejtohen në PZAP për të kërkuar zgjidhje.

“Ne presim që qeveria në largim dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga veprime të mëtejshme që mund të pengojnë regjistrimin e partive. Të gjitha procedurat duhet të zhvillohen në përputhje të plotë me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Njëkohësisht, inkurajojmë palët e prekura që të përdorin Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të kërkuar kompensim”, theksohet në deklaratë.

Ndërkohë, rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe mori dje vetëm dy vota për, dy kundër dhe shtatë abstenime, pavarësisht paralajmërimeve nga e Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër certifikimit të Listës Serbe, ndërsa përfaqësuesit e partive të tjera politike abstenuan.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika