Quni e konsideron “vërejtje serioze” deklaratën e Macronit për vizat

"Vërejtje serioze për qeverinë e Kosovës dhe nëse bëhet pësojnë qytetarët. Kjo deklaratë është forma më e butë e tërheqjes së vërejtjes, kemi marrë vërejtje më të ashpra nga ndërkombëtarët, tani kemi edhe një paralajmërim", ka deklaruar Quni për deklaratën e presidentit francez, Macron për vizat për Kosovën

Deputeti i LDK-së, Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën e ka quajtur “vërejtje serioze” teksa e ka konsideruar si formë të butë të kërcënimit.

Në emisionin “FIVE”, Quni ka thënë se është shqetësuese kjo deklaratë derisa ekziston një “opsion i hapur për pezullim të vizave” që do të thotë se varet nga performanca dhe mbajtja e fjalës nga qeveria e Kosovës.

“Vërejtje serioze për qeverinë e Kosovës dhe nëse bëhet pësojnë qytetarët. Kjo deklaratë është forma më e butë e tërheqjes së vërejtjes, kemi marrë vërejtje më të ashpra nga ndërkombëtarët, tani kemi edhe një paralajmërim”, ka thënë Quni.

Sipas Qunit, në nivelet diplomatike është ndërtuar standardi se çdo gjë para se të materializohet duhet të paraprihet nga një bisedë dhe për këtë arsye siç thotë ai ka qenë edhe deklarata e Macronit për “mosmbajtje të fjalës”.

“Në nivelet diplomatike është ndërtuar standardi se çdo gjë para se të materializohet duhet të paraprihet nga një bisedë. Nëse nuk ka një qëndrueshmëri në atë që është premtuar, rrugës krijohen konfuzitete, mëdyshje deri në qëndrimet e kundërta me ato që janë deklaruar”, ka theksuar Quni.

Quni: Kosova në avantazh nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë

Ndërsa sa i përket edhe dialogut Kosovë – Serbi që u permend edhe gjatë konferencës së presidentit francez, Emmanuel Macron, Quni ka thënë se Kosova është në avantazh që prej sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“Përkundër asaj që ka ndodhë më 24 shtator, cdo mosmarrëveshje do duhej të zgjedhej në tavolinë. Kosova ka një avantazh më të mirë në tavolinë pas sulmit të 24 shtatorit”, ka thënë Quni.

Quni ka thënë se herën tjetër Serbia do të mendohet mirë se a do të dërgojë njësi për sulme të tilla.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika