Quni: Nëse vërtetohen largimet e hetuesve, duhet të ketë hetim nga Prokuroria

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se nëse vërtetohen largimet e hetuesve, atëherë duhet të ketë hetim nga Prokuroria. Sipas tij, nëse këto qëndrojnë, është shqetësuese dhe se nuk mund të heshtin kundrejt këtyre pretendimeve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, në raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, ka diskutuar edhe rreth raportimit për largimin e hetuesve të policisë.

Quni ka thënë se nëse vërtetohen largimet e hetuesve policorë duhet të ketë hetim nga Prokuroria.

“Nëse këto qëndrojnë, nuk është problem i Policisë por edhe i shoqërisë, problem shtetëror. Prokuroria do të duhej me u marrë ose me kryetarin për shpifje, ose me drejtorin për këto zhvillime. Situata kërkon përgjigje”, ka thënë deputeti i LDK-së.

Sipas tij, nëse qëndrojnë këto, atëherë është shqetësuese dhe se nuk mund të heshtin kundrejt këtyre pretendimeve.

“Nëse këto qëndrojnë është shqetësuese, dhe do të duhej me u shqetësu edhe kolegët e mi deputetë. Nuk mundemi me kalu përtej këtyre pretendimeve dhe thjesht me hesht”, ka thënë tutje ai.

“Edhe unë kur jam nis për takim, jam nis për natyrë tjetër të takimit, duke besuar se do të flasim për çështje që kanë të bëjnë për performancën e Policisë, nevojat e tyre. Kjo që u ngrit nga ju e ndryshoi natyrën e takimit. Është fakt se të gjitha që listuat ju mund të gjenden në media, në portale të ndryshme. Në kujtesë po na ktheni disa zhvillime e ngjarje, të cilat nuk kanë epilog. Pajtohem me ju për të gjitha çështjet që ju ngritët dhe jam i interesuar me dëgju nga drejtori i Policisë, si i adreson të gjitha këto”, ka shtuar deputeti i partisë opozitare.

Kujtojmë që kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha, ka akuzuar drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën, për emërime dhe punësime me urdhër të Qeverisë së Kosovës, duke cekur konkretisht ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlën.

Lexo më shumë: Berisha akuzon drejtorin e Policisë për emërime e punësime me urdhër të Qeverisë

Në mbledhjen e komisionit, ku drejtori i Policisë është thirrur për raportim, Berisha ka theksuar se emërimet e reja në pozitat udhëheqëse janë kryer kryesisht me persona të lidhur ngushtë me pushtetin dhe me prejardhje nga qyteti i ministrit Sveçla.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika