Quni për Kurtin: S’është keq të kërkojë falje

Deputeti i LDK-së, Anton Quni

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i ka sugjeruar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të kërkojë falje për situatën e krijuar në veri të Kosovës dhe krisjes së raporteve me aleatët ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se gjatë tentimit për ta shtrirë sovranitetin në veri, gjatë rrugës mund të ketë gabime dhe është normale të kërkosh falje.

“Për ne është me rëndësi prioriteti më i madh që këtë situatë të krijuar në raport me miqve tanë sa më parë ta rehabilitojmë. Nuk është keq me kërku falje, në një tendencë me shtri sovranitetin, me funksionu ligji, ndodhin edhe gabime edhe në ndërmarrjen e hapave. Me sinqeritetin më të madh që në hapat e radhës të jenë të koordinuara me partnerët tanë, i evitojmë pasojat politike”, ka thënë ai.

Quni tha se në të kaluarën Kurti është tërhequr nga vendimet e tij të nxituara pasi është konsultuar me ShBA-në, dhe se pret që një gjë të tillë ta bëjë edhe tash.

“Jemi dëshmitarë pas një këmbënguljeje për marrjen e masave të mëhershme, reciprocitet, targat, njësia speciale në veri. Pas një bisede me autoritetet e ShBA, deklarohet dhe merr veprime të kundërta që i ka marrë deri atëherë, duke thënë se e kam kuptuar një situatë me reale sepse kam”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se shpreson që Kurti të flasë me ndërkombëtarët dhe të marrë vendime në favor të Kosovës.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika