Quni: Vetëvendosje e ka futur shtetin në izolim

Anton Quni nga LDK ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për dështimin në ndërtimin e institucioneve dhe izolimin e Kosovës. Ai e akuzon partinë në pushtet për mungesë bashkëpunimi dhe përkeqësim të marrëdhënieve ndërkombëtare

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, në një intervistë në FIVE në RTV Dukagjini, ka folur për moskonstituimin e Kuvendit as për herën e 20-të.

Ai ka thënë se LDK bën përpjekje që Parlamentit të Kosovës t’i jepet mundësia që në të ardhmen të ketë në agjendë edhe krijimin e Qeverisë.

Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka të drejtën për të bërë propozimin për kryetar të Kuvendit, nuk po arrin të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave.

“Ne si LDK kemi dalë me një ‘projekt’ për një qeveri gjithëpërfshirëse me një kohë të limituar dhe me një agjendë të veçantë sipas prioriteteve. Me këtë, jemi munduar dhe po mundohemi t’i japim përgjigje kësaj situate e cila është krijuar dhe për të cilën partia me numrin më të madh të ulëseve në parlament nuk po arrin të bëjë zgjidhje”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për bllokun e LDK-së ndaj LVV-së.

Quni ka thënë se LDK ka një përvojë me LVV-në gjatë qeverisjes së përbashkët.

“Nga ana e Vetëvendosjes nuk është përmbajtur atyre marrëveshjeve paraprake se si do të duhej të sigurohej qëndrueshmëria e një qeverie. Pastaj, ky hendek thellohet gjatë mandatit të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, që e ka futur shtetin në një izolim. Nuk kemi thuajse fare marrëdhënie diplomatike me qendrat e vendimmarrjes, me partnerët tanë, me aleatët tanë. Nuk ka ndonjë perspektivë për integrime euroatlantike, dhe çështjet tona të brendshme, siç është zhvillimi ekonomik, nuk ka”, ka thënë ai.

“Jemi në një gjendje shumë të mjerueshme, jeta e qytetarëve është shumë e rënduar. Kosova nuk është një vend që inkurajon afaristët për investime serioze”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika