Qytetarë e biznese bëhen bashkë, për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet

Vërshimet në Skënderaj

Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëve e bizneseve, që janë bërë pjesë e iniciativës për t’i ndihmuar familjet që pësuan nga vërshimet.

Ky organizim është duke u transmetuar në mediumin publik të Kosovës, ku janë mbledhur artistë e shumë figura të tjera nën moton “Bashkë ia dalim”.

Sipas kryetarëve të komunave të prekura nga vërshimet, dëmet janë të konsiderueshme dhe kalojnë shifrat e dhjetëra miliona eurove.

Disa komuna kanë hapur xhirollogari për shkak të gjendjes së rëndë të disa familjeve që janë dëmtuar nga vërshimet.

Organizimi në RTK po vazhdon ende, aty qytetarët mund të kontribuojnë deri sa të përfundojë mbrëmja humanitare.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika