Kryeziu pas sondazhit në Debat Plus: Qytetarët po duan konsensus politik


Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar pas publikimit të sondazhit më të fundit nga kompania UBO Consulting, i prezantuar në emisionin Debat Plus nga gazetari Ermal Panduri.

Kryeziu ka theksuar se mesazhi kryesor i këtij sondazhi dhe i rezultateve të zgjedhjeve të fundit është i qartë: qytetarët e Kosovës po kërkojnë konsensus politik dhe qeverisje të përbashkët.

Sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus: VV-ja e para, PDK e dyta, LDK e treta

Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu ka shkruar se konsensusi politik nuk është një zgjedhje që vjen nga liderët politikë, por një detyrim që buron nga struktura e sistemit zgjedhor dhe nga vetë vullneti i qytetarëve.

Gati 50 për qind e qytetarëve të anketuar fajësojnë të gjitha partitë për bllokadën në Kuvend

“Rezultatet zgjedhore të 9 shkurtit dhe sondazhet e djeshme na tregojnë se konsensusi politik dhe bashkëqeverisja nuk janë zgjedhje të liderëve, por detyrim që vjen nga vetë struktura e sistemit zgjedhor dhe mesazhi i votës qytetare.

Pra, janë vetë qytetarët që po i shtyjnë partitë dhe liderët e tyre drejt një normalizimi të skenës politike, jo liderët, të cilët janë të interesuar për kontroll dhe pushtet të përqendruar, e jo për bashkëpunim. Kjo tregon se vlerat demokratike janë mbi nivelin e kulturës politike që po tregojnë liderët tanë, dhe janë të bazuara në vullnetin qytetar, sistemin zgjedhor proporcional dhe aftësinë për të ndërtuar institucione që mbështeten jo në individë, por në mirëbesim dhe konsensus politik.

Për dallim nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia – ndonëse me sisteme proporcionalë – kanë ndërtuar skena politike të dominuara nga liderë të fortë dhe qeverisje të centralizuara. Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq kanë krijuar modele të pushtetit të përqendruar rreth vetes. Kjo ka çuar në polarizim të thellë të skenës politike, dominim të një subjekti/lideri dhe dobësim të institucioneve. Kosova e ka përjetuar për një kohë të shkurtër këtë rrugë dhe e ka shmangur. Përvoja 2021–2024 tregoi se edhe ne nuk ishim imunë ndaj tendencave për dominim. Fitorja absolute e një partie dhe qasja përjashtuese “ne” kundër “atyre” ose “ata” kundër “neve” sollën përpjekje për të përqendruar pushtetin dhe për të anashkaluar balancat demokratike. Por qytetari kosovar po tregon se ka një ndjeshmëri të fortë ndaj këtyre tendencave dhe nuk lejon lehtë rrëshqitjen drejt një modeli polarizues e me tendenca autokratike.

Sondazhet e fundit dhe rezultatet e 9 shkurtit tregojnë se qytetarët e Kosovës po ndihmojnë në krijimin e një skene politike më përfaqësuese, duke parandaluar dominimin e një partie të vetme dhe duke kërkuar konsensus për qeverisje. Kjo qasje e votuesve kosovarë po funksionon si një reagim ndaj polarizimit ekstrem dhe si një mundësi për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe një kulturë politike që i tejkalon interesat e partive dhe liderëve”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Sondazhi i realizuar nga UBO Consulting, në kuadër të projektit OMNIBUS, ka treguar se nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe me 37.3%, e ndjekur nga PDK me 20.6%, LDK me 16.8%, dhe AAK me 4.6%.

Sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus: VV-ja e para, PDK e dyta, LDK e treta

Në lidhje me perceptimin publik për bllokadën në Kuvendin e Kosovës, 49.9% e qytetarëve fajësojnë të gjitha partitë njësoj, ndërsa 32.6% e drejtojnë fajin kryesisht tek Lëvizja Vetëvendosje. Vetëm një përqindje e vogël e qytetarëve e fajëson PDK-në (7.2%), LDK-në (6.3%) dhe AAK-në (1.0%).

Gati 50 për qind e qytetarëve të anketuar fajësojnë të gjitha partitë për bllokadën në Kuvend

Ndërkohë, pyetja se cili koalicion do të ishte më i mirë për vendin, rezultoi me përgjigje të shpërndara.

22.4% preferojnë koalicionin LVV–LDK–NISMA,

21.4% mbështesin një qeveri të përbërë nga PDK–LDK–AAK–NISMA,

11.8% e shohin si më të përshtatshëm një marrëveshje mes LVV dhe PDK,

20% kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja,

Ndërsa 15.1% janë të pavendosur ose pa përgjigje.

Qytetarët të ndarë për koalicionin më të mirë: LVV-LDK-NISMA dhe PDK-LDK-AAK-NISMA preferencat kryesore

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika