Qytetarët pa njohuri për E-Kosova, platforma për aplikim për subvencionim

Subvencioni i Qeverisë për efiçiencë të energjisë pritet të përfshijë 10 mijë familje. Por, për të përfituar duhet të aplikohet onine përmes platformës e-Kosova, e cila nuk është aq e njohur për qytetarët e Kosovës

Ilustrim





Drutë i ka blerë, edhe atë 80 euro metrin. E idenë nuk e ka se çka është platforma e-Kosova.

71 vjecari Hysen Ibishi, nuk po e kupton se si duhet të aplikojë për atë që ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli të enjten e prezantoi si masë për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët.

“Nuk kam dëgju për këtë mënyrë, online a, jo nuk kam dëgju, ndoshta të rinjët e dijnë, po unë nuk mirrem”, ka thënë Ibishi.

Por, këto masa duket edhe të kenë ardhur me pak vonesë, pasi pjesë e madhe e qytetarëve tashmë kanë bërë zgjidhjen me tu ulur temperaturat.

Hysen Ibishi, qytetar

“Peleti kam dëgju, 700 euro, ni ton, a është  e vërtetë nuk e di, vitin e kaluar e kam marrë peletin 180 euro, krahasim i madh 600%  më shtrenjt, a sivjet me dru, 10 metra kub i kom edhe disa nga viti i kaluar”, ka shtuar Ibishi.

Një llogari në platformën e- Kosova nuk e ka as Naser Rafuna. Derisa thotë se ndihma e qeverisë është e mirëseardhur shton se forma e përfitimit duhet të jetë më e lehtë.

“Nuk kam dëgju për këtë, duhet me u marrë me djem, me pa ata a kemi llogari, me u konsultu, duhet me qenë sa ma e thjeshtë forma që me u ndihmu popullata… po thonë ministresha po thotë duhet me izolu shtëpinë se ka me marrë dimri I vështirë kështu që duhet me u përgatit”, ka thënë Rafuna.

Naser Rafuna, qytetar

E për të aplikuar për këto masa, fillimisht duhet të jeni të regjistruar me numrin personal në e-Kosova.

Për të zgjedhur më pas opsionin shërbimet, grantet dhe subvencionimet, e deri tek opsioni për subvencionim të efiçiencës së energjisë.

Aty pastaj kërkohen të dhënat e sakta të vendbanimit, formës së ngrohjes e kështu me radhë.

Qeveria do të subvencionojë disa lloje të pajisjeve elektrike efiçiente për ngrohje, të cilat kursejnë deri në 70 për qind energji elektrike.





Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika