“Qytetarët po faturohen gabimisht”, Abdixhiku kërkon hetim të menjëhershëm për njehsorët elektrikë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar hetim  të menjëhershëm lidhur me funksionimin e njehsorëve elektrikë, duke ngritur dyshime për keqllogaritje që, sipas tij, po i kushtojnë më shtrenjtë qytetarëve.

Abdixhiku ka thënë se verifikimi i 884 njehsorëve nga aktivistët e LDK-së ka nxjerrë rezultate shqetësuese, ku 87% e tyre dyshohet se nuk e llogarisin saktë kohën, duke faturuar energjinë me tarifa të larta edhe gjatë orëve të natës.

“Kjo nuk është më rastësi. Është dështim sistemik”, ka deklaruar ai, duke shtuar se qytetarët nuk po paguajnë më shumë për shkak të konsumit, por për shkak të, siç e quan ai, problemeve në sistemin e matjes.

LDK ka kërkuar hetim të menjëhershëm institucional, përgjegjësi për institucionet përkatëse, kompensim për qytetarët e prekur, si dhe pezullim të çdo rritjeje të tarifave deri në sqarimin e plotë të situatës.

Abdixhiku ka bërë thirrje që qytetarët të kontrollojnë njehsorët e tyre dhe ka paralajmëruar se çështja do të ndiqet në të gjitha nivelet institucionale.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika