Radomiroviq thotë se Radojçiqi është prapa plagosjes dhe rrëmbimit të Vukashinoviqit

Milan Vukashinoviq u plagos dhe u rrëmbye në Leposaviq brenda territorit të Kosovës.

Ish-zëvendësministri Radoica Radomiroviq tha në Debat Plus se, terroristi Milan Radoiçiqi është prapa gjithë kësaj.

“Radojçiqi i është drejtuar Vukashinoviqit dhe i ka thënë ‘nëse s’kam arritur për herën  parë të vrasë, as tani nuk do të vras. Por do të mbetesh invalid për të jetën'”, ka thënë Radomiroviq.

Sipas Radomiroviq, Vukashinoviqit ishte punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimeve edhe është dërguar me tre xhipa nga persona të maskuar dhe të uniformuar me rroba ushtarake në një spital në Serbi.

“Është dërguar me tre xhipa nga persona të maskuar me uniforma të zeza dhe të gjelbra në spitalin e Prokupljes”, ka thënë Radomiroviq në Debat Plus, teksa ka theksuar se kjo është taktikë e Radojçiqit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika