Rakiq me video nga Rudari: Duam paqe

I pari i Listës Serbe, Goran Rakiq përmes një videoje nga Rudari i Zveçanit ka thënë se "populli serb do vetëm paqe" kështu duke mos i shfaqur fare në video barrikadat e vendosura në rrugët që çojnë për në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq





Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, përmes një videoje nga fshati Rudar në Komunën e Zveçanit ka kërkuar lirimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq i cili u bë shkas i barrikadave që ngritën disa qytetarë serbë në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Duke folur nga barrikadat në Komunën e Zveçanit, Rakiq ka thënë se “populli serb do paqe”.

Ai në video nuk i paraqiti fare barrikadat e vendosura në këtë zonë.

“Ne kërkojmë që qytetarët tanë të arrestuar padrejtësisht, të lirohen, dhe që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti t’i tërheqë njësitet që i dërgoi në veri, të ndalojë keqtrajtimin e fëmijëve tanë dhe të ndalojë ndjekjen e serbëve”, ka thënë Rakiq, duke mos sjellë asnjë provë për këto pretendime.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në një mijë forca të sigurisë në Kosovë.

Beogradi zyrtar qysh më 8 dhjetor paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.





Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika