Rama: Është koha për deeskalim të situatës, Shqipëria e përkushtuar për të punuar që kjo situatë të mos ndikojë keq në rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se lirimi i tre policëve të Kosovës nga autoritetet e Serbisë përbën lajm të mirë dhe tani është koha për shtensonim urgjent

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është koha për deeskalim të situatës në veriun e Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Rama ka thënë se është i shqetësuar për tensionet aktuale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ishte një moment shumë i dobishëm për të biseduar me ju dhe ishte absolutisht shumë e dobishme të bisedoja më parë me presidenten e Komisionit dhe para saj me presidentin e Këshillit Evropian. Sigurisht që është shumë inkurajuese të dëgjosh fjalë të mira për atë që bën Shqipëria. Ne do të vazhdojmë dhe do të jemi në gjendje të jemi gati për hapin tjetër”.

“Jam i kënaqur që më në fund kemi nxjerrë tre policë dhe tani është koha për një deeskalim dhe kjo duhet të ndodhë menjëherë, pasi situata po bëhet urgjente. Jemi pjesë e rajonit që ka vuajtur shumë në të kaluarën dhe nuk mund të shikoj prapa. Jam i përkushtuar dhe Shqipëria është e përkushtuar për të punuar që të mos lejojë që kjo situatë të ndikojë keq në rajon”, ka thënë Rama.


Tre policët janë liruar nga paraburgimi më 26 qershor do të mbrohen në liri.

Ata janë arrestuar më 14 qershor.

Ndërkaq, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, e ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për përpjekjet që po bën për të gjetur zgjidhje, pas rritjes së tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“E kam bërë të qartë edhe pas takimit të djeshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së se palët duhet t’i ulin tensionet dhe të gjejnë zgjidhje, sipas planit të BE-së, që u është prezantuar atyre javën e kaluar në Bruksel. Situata kërkon hapa të shpejtë dhe zgjidhje të shpejtë, dhe mund t’ju them që vendet janë duke humbur durimin, andaj kërkojnë veprime të shpejta”, ka thënë Borrell në një konferencë për media me Ramën në Bruksel.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika