Rama i drejtohet Trumpit për Specialen: Le të bëjmë diçka

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kërkoi presidentit amerikan Donald Trump që të ndërhyjë lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai kritikoi paraburgimin gjashtëvjeçar të Hashim Thaçit dhe kërkesën për 45 vjet burgim, duke e cilësuar procesin si të padrejtë dhe duke bërë thirrje për veprim para se situata të përshkallëzohet.

“Sot, presidenti i Kosovës tani ka shpenzuar gjashtë vite në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, sponsorizuar  nga disa shtete demokratike, disa prej tyre prezente këtu, që duhet të jenë të turpëruara nga ai lloj i drejtësisë ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, z. president, një tjetër prokuror i financuar nga ky shtet i madh dhe taksapaguesit e tij, ka kërkuar 45 vjet burgim për të… Për hir të zotit, z. president le të bëjmë diçka para se, siç thuani ju, shumë gjëra të këqija mund të ndodhin përsëro”, ka thënë Rama.

Të fundit nga rubrika