Rama i pranishëm në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën

Në Varshavë po zhvillohet Konferenca e Donatorëve për Ukrainën, në të cilën po merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me qëllimin e kontribuimit me ndihma për Ukrainën

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën që po zhvillohet në Varshavë, është duke marrë pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Meqenëse ishte aty, ai zhvilloi edhe një takim me kryeministrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki dhe kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson, të cilët janë bashkorganizatorët e takimit.

Kjo konferencë po zhvillohet në partneritet me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Konferenca, me pjesëmarrje të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe Qeverive, i dedikohet qëllimit të përbashkët, për të mbështetur reagimin humanitar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)-së në Ukrainë, dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm drejt mbështetjes së përpjekjeve të Ukrainës, për të trajtuar sfidat ekonomike të krijuara nga lufta.

Ilustrim

Aty do të diskutohen masat konkrete për t’iu përgjigjur fatkeqësisë humanitare të shkaktuar nga lufta, ku sipas vlerësimit të OKB-së, miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare, duke përfshirë ushqim, furnizime mjekësore dhe strehim.

Në përgjigje të rritjes së shpejtë të nevojave, OKB-ja ka ngritur strukturat e posaçme për të hyrë në zonat më të goditura në ndihmë për shpëtimin e jetëve, duke vendosur ekspertë për koordinimin, angazhimin e komunitetit, mbrojtjen dhe menaxhimin e informacionit.

Edhe Shqipëria do të radhitet përkrah vendeve kontribuuese, angazhim të cilin Rama do ta shprehë gjatë kësaj Konference.

Gjithashtu, pritet që Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, t’i drejtohet Konferencës përmes një videomesazhi.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika