Rama kërkon që Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje që Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të shpallet zyrtarisht organizatë terroriste dhe të trajtohet si i tillë në nivel ndërkombëtar.

Rama thekson se kjo strukturë duhet të përfshihet në listën e organizatave terroriste, jo vetëm përmes sanksioneve ndaj regjimit në Teheran, por duke e emërtuar qartë sipas natyrës së saj, siç kanë vepruar tashmë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, njofton dukagjini.

Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se qëndrimi i Shqipërisë nuk lidhet vetëm me mbështetjen ndaj Izraelit dhe vendeve arabe që kërkojnë paqe, apo me mbështetjen ndaj SHBA-së nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump.

Ai përmendi gjithashtu deklaratat e fundit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka theksuar natyrën vrasëse të regjimit iranian.

“Jo vetëm sepse qëndrojmë fort me Izraelin dhe me vendet vëllazërore arabe që kërkojnë paqe. Jo vetëm sepse mbështesim Shtetet e Bashkuara në mbështetjen ushtarake që po i japin sot Izraelit nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump. Jo vetëm sepse Bashkimi Evropian, përmes Presidentes Ursula von der Leyen, ka nënvizuar edhe një herë sot natyrën vrasëse të regjimit të Teheranit. Por mbi të gjitha, në një ditë si kjo, kur kërkohen veprime dhe jo vetëm fjalë, për të nderuar viktimat e pafundme të pafajshme të Gardës Revolucionare Islamike gjakësore”, ka shkruar Rama.

Rama theksoi se Shqipëria e ka përjetuar drejtpërdrejt agresionin e regjimit të Teheranit përmes sulmeve kibernetike, duke e konsideruar çështjen si një problem të sigurisë kombëtare dhe jo thjesht gjeopolitikë abstrakte.

Sipas tij, Shqipëria do të veprojë për ta përfshirë Gardën Revolucionare në listën e organizatave terroriste dhe u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të ndjekin të njëjtin hap.

Mes tjerash, ai shprehu gjithashtu mbështetjen për çdo përpjekje ndërkombëtare që synon të parandalojë regjimin iranian nga sigurimi i armëve bërthamore apo kapaciteteve të tjera ushtarake që mund të kërcënojnë Izraelin dhe vendet e tjera të rajonit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika