Rama këtë javë me turne ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama më 6 dhe 7 korrik do të udhëtojë drejt Beogradit, Sarajevës, Prishtinës dhe Shkupit, ndërsa do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të Procesit të Berlinit, më gjashtë dhe shtatë korrik do të zhvillojë një turne në katër vende të Ballkanit Perëndimor.

Në këto data, RTSH-ja raporton se Rama do të udhëtojë drejt Beogradit, Sarajevës, Prishtinës dhe Shkupit, ndërsa do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse.

Disa ditë më parë, Rama gjatë qëndrimit në Ulqin ka thënë se “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin për të cilin është krijuar, për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit, dhe se tashmë liderët e Ballkanit duhet të fokusohen në këtë nismë.

Ndërkaq, më 16 tetor të këtij viti, Tirana do të presë samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika