Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e brendshme që kjo parti do t’i ketë vitin e ardhshëm.
Rama e bëri të ditur këtë gjatë një deklarimi para gazetarëve, ku u pyet nëse do të jetë pjesë e garës për drejtimin e partisë.
“ A e keni dëgju që kam thënë që po, do të jem kandidat për kryetar të LDK-së. Unë jam dëshmu në Prishtinë, jam rizgjedh kryetar, e kam pru LDK-në të parën në Prishtinë”, deklaroi Rama.
Përveç konfirmimit të kandidaturës së tij, Rama u pyet edhe për qëndrimin lidhur me mundësinë e dorëheqjes së kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai u shpreh se Abdixhiku do të duhej të jepte dorëheqje nga pozita e kreut të partisë.
“Mendoj që do të kishte bërë mirë me dhënë dorëheqje Lumir Abdixhiku, ashtu duhet me bë”, tha Rama.