I pari i Prishtinës, Përparim Rama, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vetë Rama ka bërë të ditur se është pritur në takim nga kryetari i State Island, Vito Fossella, gjë që sipas tij është konfirmim i rëndësisë që partnerët amerikanë i kushtojnë raportit me Prishtinën dhe Kosovën, njofton Dukagjini.
“Partneriteti ynë me Staten Island është më shumë se simbolik është strategjik. Prandaj, diskutuam për praktikat e mira amerikane që mund të përkthehen në projekte të prekshme për qytetarët tanë. Pritja e ngrohtë dhe respekti institucional i treguar nga Mayor Fossella është dëshmi e miqësisë së thellë mes Prishtinës dhe qyteteve amerikane. Kjo miqësi mbetet një prej aleancave më të rëndësishme për të ardhmen tonë”, ka shkruar Rama.
