Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi” për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me KRM “Pastrimi”.

Rama ka bërë të ditur se KRM “Pastrimi” tash e një kohë po përballet me vështirësi në menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave në Kryeqytet, për shkak të pamundësive teknike për të ofruar kapacitet të plotë operativ, njofton Dukagjini.

“Ndërmarrja Komunale “Pastrimi” tash e një kohë po përballet me vështirësi në menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave në Kryeqytet. KRM Pastrimi Sh.A. ka kërkuar mbështetje nga Komuna e Prishtinës për shkak të pamundësisë teknike momentale për të ofruar kapacitet të plotë operativ në menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave. Menjëherë pas pranimit të kësaj kërkese, ne kemi ofruar mbështetjen e nevojshme dhe kemi nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me Ndërmarrjen Rajonale “Pastrimi”, në të cilën janë përcaktuar ndihma konkrete dhe parimet bazë të bashkëpunimit ndërinstitucional”.

Siç ka shkruar Rama në Facebook, në bazë të kësaj marrëveshjeje, sot ka nisur angazhimi i Ndërmarrjes Rajonale “Pastrimi” në terren për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve inerte dhe mbetjeve vëllimore nga deponitë ilegale në qytet.

“Në bazë të kësaj marrëveshjeje, sot ka nisur angazhimi i Ndërmarrjes Rajonale “Pastrimi” në terren për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve inerte (ndërtimore) dhe mbetjeve vëllimore nga deponitë ilegale në territorin e kryeqytetit. Ky bashkëpunim pritet të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve operative në terren, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më të shpejta, më efikase dhe në funksion të përmirësimit të pastërtisë dhe cilësisë së jetës për qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Rama.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika