Rama opozitës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar se institucionet kanë funksionuar siç duhet, pasi kanë arrestuar agjentët rusë në uzinën Gramshit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

“Institucionet kanë funksionuar siç duhet” është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas përballjes me akuza për ngjarjen në uzinën e Gramshit.

Këto fjali i pari i qeverisë së shtetit shqiptar i tha si kundërpërgjigje ndaj opozitës lidhur me pretendimet e tyre për neglizhencë të mbrojtjes së strukturave ushtarake shtetërore.

“Me u gjet Kola në punë!’ është një shprehje popullore që kaq shumë u shkon mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës, Institucionet kanë funksionuar siç duhet!”, ka shkruar ai në Twitter.

Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e ka bërë krenar fakti që “rojet ushtarake i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh”.

Tutje, Rama kritikuesit e tij i ka quajtur gjela, që sipas tij, për interesa të tyre personale tentojnë që një situatë ta keqpërdorin e të dezinformojnë.

“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël”, ka shkruar Rama në Twitter.

Rama reagon pas sulmit në Gramsh: Tre individët dyshohen për spiunazh

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika