Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, duke riafirmuar përkushtimin ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë së Kosovës.
Në një postim në Facebook, Rama ka thënë se kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente, në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e një shteti demokratik.
Ai ka theksuar se Komuna e Prishtinës mbetet e hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, duke garantuar bashkëpunim dhe respekt të plotë për institucionet e drejtësisë.
“Askush mbi ligjin”, ka shkruar Rama.
