Rama për BBC: Mos na fajësoni për problemet kufitare të Britanisë së Madhe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kritikuar Mbretërinë e Bashkuar se po sulmon shqiptarët për të justifikuar “politikat e dështuara” të saj për kufijtë dhe migracionin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kritikuar Britaninë e Madhe duke thënë se po i sulmon shqiptarët për të justifikuar “politikat e dështuara” të saj për kufijtë dhe migracionin.

Kreu i Shqipërisë, Rama për komentet e Sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe, Suella Braverman këtë javë se Britania e Madhe po pushtohet ka thënë se “do të nxisë ksenofobinë”.

“Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program,” ka thënë ai, raporton BBC.

Braverman, e cila tha të hënën se Anglia jugore po përballej me një “pushtim” të emigrantëve – ka akuzuar gjithashtu “shumë” shqiptarë për “abuzim me ligjet tona moderne të skllavërisë”.

Javën e kaluar, deputetëve iu tha se 12 mijë shqiptarë që kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaluan Kanalin deri më tani këtë vit, krahasuar me 50 në 2020.

Nga këta 10 mijë ishin burra, që përfaqësonin 1 për qind  të popullsisë së rritur mashkullore të Shqipërisë.

Në një intervistë për BBC Newsnight, Rama ka thënë se komenti “pushtim” i zonjës Braverman ishte “i çmendur” dhe ai e kishte patur “të pamundur të mos reagonte”.

Ai shtoi: “Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe fajësimin e të tjerëve”.

“Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion. [Ajo] nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti”.

“Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë.”

Kjo vjen pasi kryeministri Rama shkroi më herët në Twitter se Britania e Madhe po “diskriminon” shqiptarët për të shkëputur vëmendjen nga “dështimet e politikave”.

I pyetur për këto komente, Ministri i Emigracionit, Robert Jenrick tha se donte një “marrëdhënie produktive” me Ramën.

“Por është gjithashtu e vërtetë që Shqipëria është një vend i sigurtë, dhe shumica e njerëzve që vijnë nga Shqipëria janë meshkuj të rinj”, ka thënë ai.

“Është një shembull i mirë i emigrantëve ekonomikë, të atij lloji që ne si vend duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të penguar”, shtoi ai.

Rreth 7 mijë e 627 shqiptarë kërkuan azil në Britaninë e Madhe në vitin deri në qershor, më shumë se dyfishi i një viti më parë.

Por shifrat e fundit nuk do të përfshijnë shumicën e atyre që kanë mbërritur këtë vit, pasi shumë pak nga këta individë do të kenë marrë ende në shqyrtim kërkesat e tyre për azil.





Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika