Krytetari aktual i Prishtinës dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një mandat tjetër, Përparim Rama, ka bërë të ditur se për herën e parë pas 25 vjetësh, Komuna e Prishtinës ka ofruar hapësirat për mbështetjen e personave me paralizë.
“Për herë të parë, pas 25 vjetësh punë të palodhshme, shoqata ‘Handicap Kosova’ do të ketë hapësirat e saj të dedikuara për zhvillimin e aktiviteteve, ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjen profesionale për fëmijët dhe personat me paralizë”, njoftoi Rama.
I pari i kryeqytetit theksoi se ky është shembull i bashkëpunimit.
“Kryeqyteti mbetet i përkushtuar të mbështesë të gjitha iniciativat që promovojnë integrimin social, fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Prishtinë për të gjithë — pa pengesa, pa barriera”, tha Rama.