Rama për mediumin franceze: Shqipëria ishte Korea e Veriut e Europës, pas 10 vitesh, Shqipëria do të jetë në BE

Rama ka treguar se brenda 10 vjetësh planifikon që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së nëse kjo e fundit do të ekzistojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një interviste për mediumin, FranceSoir nga Franca, ai ka thënë se  gjatë periudhës së komunizmit, as nuk kishin menduar se drejtimi i Shqipërisë do të mundë të ishte rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian(BE).

Rama ka treguar se si “Shqipëria ishte Korea e Veriut e Evropës”, sepse sipas tij , Shqipëria kishte qenë vendi më i izoluar nga vendet komuniste, sepse as me shtetet komunistet nuk kishte marrëdhënie e shkëmbime.

Tutje ai ka treguar se si Shqipëria ishte e pushtuar për 500 vjet me radhë dhe nuk kishe pasur mundësin që të zgjidhet, dhe “kjo është hera e parë që ne po bëjmë një zgjedhje të lirë. Ne duam t’i përkasim familjes Evropiane. Breza të tërë nuk e kanë njohur e pasur kurrë këtë mundësi”.

“Pas 10 vitesh, Shqipëria do të jetë në BE dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’a arritur këtë”, ka thënë Rama.

Por ai është shprehur skeptik duke thënë se në Botë sot gjerat po ndryshojnë shumë shpejte,“pas 10 vjetësh , ndoshta do të jetë në BE, nëse BE mbetet siç është tani. Në fakt, bota sot ndryshon shumë shpejt, mjafton të shihni situatën aktuale”. Ka përfunduar ai.

Tutje ai ka treguar se ka disa faza të cilat duhet të arrihen për tu anëtarësuar në në Bashkimin Evropian.

Sipas Ramës , çelja e negociatave për Shqipërinë më 18 korrik ishte  një lajm shumë i mirë për të.

Shqipëria kishte marre statusin e vendit kandidat për t’u anëtarësuar në BE në vitin 2014.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika