Rama për takimin në Bruksel: Kurti ka bërë gjënë e duhur, askush të mos e akuzojë për tradhti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk duhet të akuzohet për tradhti apo harresë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa ka folur për takimin në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, ka thënë se kryeministri Kurti nuk duhet të akuzohet për tradhti apo harresë.

Rama përmes një postimi në Twitter ka shkruar se paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen.

“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke u hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, ka shkruar Rama.

Ai e ka mirëpritur dakordimin midis dy palëve për Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të raporteve.

Ai e ka quajtur moment historik për paqen rajonale.

“E mirëpres pëlqimin e të dy palëve për Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet një besimtare dhe një model. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika