Rama: Po angazhohemi t’i kthejmë policët e Kosovës në shtëpi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se është duke punuar që policët e rrëmbyer nga forcat serbe, të kthehen sa më parë në Kosovë

Edi Rama , kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, në lidhje me rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës.

Në fjalën e tij, Rama tha se qeveria shqiptare po bën të gjitha përpjekjet e mundshme përmes kanaleve diplomatike që ta bëjë kthimin e tyre sa më parë në shtëpi.

Rama deklaroi se KFOR-I nuk do të prononcohet publikisht në lidhje me atë që ka ndodhur, por do të përpilojë një raport, të cilin do ta dorëzojë në NATO.

“Së pari është mediate nevoja dhe urgjenca që të tre punonjësit e Policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi, përtej pretendimeve që janë kapur këtu, apo kanë hyrë atje, për të cilat, KFOR-i nuk do të japë konkluzion publik, por do të depozitojë dosjen përkatëse në NATO. Është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet, 3 efektivët nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse do të supozohej se kanë prekur vijën e kufirit, prekja e vijës së kufirit ka vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në shtëpi. Ne jemi të fokusuar qysh nga momenti i parë për ta bërë këtë të mundur. Po përdorim të gjitha kanalet e mundshme që kjo të ndodhë sa më parë”, tha Rama.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika