Rama: Pozitive zmbrapsja e ushtrisë serbe nga kufiri me Kosovën

"Jemi të bindur se e vetmja rrugë është dialogu dhe jo shfaqjet e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, të cilat nxisin tensione. Është pozitive që ushtria serbe filloi të zmbrapset, por është negative që ushtria serbe përdoret për shfaqje të tilla"

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se largimi i forcave serbe nga vija kufitare me Kosovën është pozitive.

Sipas tij, është e papranueshme që ushtria e një vendi që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, të përdoret për shfaqje të tilla në kulmin e tensioneve.

“Vrasja e një efektivi të Policisë së Kosovës nga një grup kriminal i armatosur deri në dhëmbë, brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe zija në Beograd janë të papranueshme, të patolerueshme dhe të dënueshme në të gjitha nivelet. Ky është qëndrimi ynë. Duke qenë promotor të dialogut dhe paqes përfundimtare që kalon nga njohja përfundimtare e Republikës së Kosovës dhe patjetër duke u përpjekur të jemi të drejtë, ne e konsiderojmë këtë zhvillim, ose më saktë këto dy zhvillime, pasi në këndvështrimin tim shpallja e zisë për disa persona që u përfshinë në vrasjen e një efektivi policie është diçka po kaq e rëndë sa vetë ajo që i parapriu. Jemi të keqardhur për një zhvillim të tillë. Jemi të bindur se e vetmja rrugë është dialogu dhe jo shfaqjet e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën të cilat nxisin tensione. Është pozitive që ushtria serbe filloi të zmbrapset, por është negative që ushtria serbe përdoret për shfaqje të tilla”, ka thënë Rama.

Dislokimin e forcave serbe pranë kufirit me Kosovën Uashingtoni zyrtar e cilësoi si një zhvillim shumë destabilizues dhe i bëri thirrje Serbisë që të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën dhe të ulë tensionet.

Kurse, nga Qeveria e Kosovës bëri të ditur se ushtria serbe lëvizi në tri drejtime.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika