Rama: Pronat komunale s’do të shfrytëzohen pa leje e kompensim

FOTO: EO

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, tha se për vite të tëra pronat komunale janë shfrytëzuar pa ndonjë kompensim.

Në këtë seancë ku është diskutuar për rekomandimet e komisioneve për verifikimin dhe vlerësimin e kontratave për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale, shtoi se një gjë e tillë më nuk do të ndodhë.

Rama ka sqaruar se për këtë ka formuar tri komisione profesionale, të cilat kanë dalë me një varg rekomandimesh, duke shtuar se pronat komunale nuk do të mund të shfrytëzohen më pa leje dhe kompensim.

“Kam themeluar tre Komisione për pronën komunale, për një temë kaq të rëndësishme. Një numër i madh i këtyre pronave është shfrytëzuar, por kryeqyteti nuk ka pasur ndonjë të mirë. Tash pronat që janë të kryeqytetit do të rregullohen dhe do të jenë në të mirë të qytetarëve”.

Shefi i Zyrës Ligjore, Arben Kqira, tha se Komisioni profesional për verifikimin dhe vlerësimin e kontratave për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale, ka rishikuar 6 kontrata.

Ai duke folur për ato kontrata tha se kanë hasur në disa probleme për mbledhjen e informacioneve për dy kontrata.

“Komisioni gjatë kësaj periudhe ka pasur vështirësi, sidomos me këto kontrata, sepse kemi pas mungesë të informacionit për me ardh deri të gjeturat. Është paraqitur edhe raporti”, tha ai. /EO

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika