Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar fotografi nga marshimi qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që u mbajt në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Në fotografinë e publikuar, ai shihet së bashku me djalin e ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi.
“Të bashkuar si NJË, për drejtësi, për shtet, për kombin tonë”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.