Rama: Reduktim i kolonave përmes krijimit të rrugës së re

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar punimet në rrugën e re e cila do ta lidhë Lakrishten me Fushë–Kosovën, përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes

Foto: Perparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar punimet në rrugën e re e cila do ta lidhë Lakrishten me Fushë–Kosovën, përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes.

Sipas Ramës, me krijimin e kësaj rruge do të shkarkohet komunikacioni në rrugët “ Tirana” dhe “Bill Klinton”.

“Reduktim i kolonave përmes krijimit të rrugës së re. Filluam punimet në krijimin e rrugës së re e cila do të lidhë Lakrishten me Fushë Kosovën përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes. Krijimi i saj do të shkarkojë komunikacionin në rrugët “Tirana” dhe “Bill Klinton””, ka shkruar Rama në rrjetin social “Facebook”.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika