Rama shkarkon nga detyra drejtorin e shërbimeve publike nga radhët e PDK-së

Ilirik Musliu, drejtori i Shërbimeve Publike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim për të liruar nga detyra drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

Musliu ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) parti e koalicionin qeverisës në kryeqytet.

“Për më tepër, ju njoftoj se, në cilësinë e kryetarit të Kryeqytetit, kam bërë përpjekje duke krijuar një Task Force dhe kam ndarë buxhet shtesë për këtë drejtori dhe ndërmarrjen përkatëse, por përkundër kësaj mbështetjeje të vazhdueshme, nuk ka pasur rezultate nga drejtoria në fjalë. Prandaj, kam vendosur që të ndërhyjë dhe të marrë përsipër zgjidhjen e kësaj situate. Andaj, sot, kam marrë VENDIM për të liruar nga detyra drejtorin e Shërbimeve Publike”, ka shkruar Rama në Facebook.

Sipas Ramës, Drejtoria të cilën e ka udhëhequr Musliu në vend që të përmirësohet, është përkeqësuar dhe se nuk ka treguar rezultat në menaxhimin e mbeturinave përkundër kërkesave të komunës.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të gjendjes aktuale alarmante në kryeqytet, lidhur me menaxhimin e mbeturinave. Si kryetar i kryeqytetit, tash e një vit kam kërkuar në vazhdimësi nga Drejtoria përkatëse zgjidhje të kësaj situate alarmante dhe të papranueshme. Por, përkundër të gjitha këtyre kërkesave, gjendja jo që nuk është përmirësuar, por përkundrazi është përkeqësuar”, ka vijuar Rama.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika