Rama takohet me Stoltenberg, rithekson nevojën e përfshirjes së Kosovës në Partneritetin për Paqe

Kryeminsitri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se si vend aleat dhe kandidat për Bashkimin Evropian, Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin tradicional në mbështetje të paqes rajonale dhe stabilitetit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka ritheksuar nevojën e përfshirjes së Kosovës në Partneritetin për Paqe.

Në një konferencë të përbashkët me Stoltenberg, kryeministri shqiptar ka thënë se si vend aleat dhe kandidat për Bashkimin Evropian, Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin tradicional në mbështetje të paqes rajonale dhe stabilitetit.

“Pata shansin të them nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe. Edhe pse e dimë që ka disa kufizime politike nga disa aleatë dhe e dimë që ky është një organizëm konsensual, megjithatë në kohën në të cilën jetojmë, në këndvështrimin tim modest, është vërtetë e mençur që kjo të rikonsiderohet”, është shprehur Rama.

Rama ka potencuar se Shëipëria qëndron me forcë në solidaritet të plotë me Ukrainën.

“Sigurisht që është e padiskutueshme mbështetja jonë për sovranitetin e integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, mbështetje që është më e palëkundur se kurrë”, shtoi ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

“Është e rëndësishme që të vazhdojmë bashkëbisedimin tonë përkundrejt situatës dhe detyrimet që kemi në Ballkanin Perëndimor që pikërisht parandalojnë çdo përshkallëzim e të parandalojmë që çdo ndikim i keq të kthehet në probleme për rajonin tonë”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se koncepti i ri strategjik i sapomiratuar, tregon rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor për NATO-n.

Rama beson se është e rëndësishme që të vijohet me një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e BP-së, përfshirë edhe Serbinë e cila nuk është pjesë e Aleancës.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika