Rama të enjten viziton Beogradin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në hapjen e panairit ndërkombëtar të verës midis vendeve të Ballkanit të Hapur

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten e një shtatorit do të pritet në vizitë zyrtare në Beograd. Aty do të marrë pjesë në hapjen e Panairit të parë ndërkombëtar të verës, midis vendeve të Ballkanit të Hapur.

Të pranishëm në panair do të jenë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Ky panair i cili do të jetë i hapur nga një shtatori e deri më katër shtator, do të ketë në fokus promovimin e turizmit të tri vendeve fqinje, shkruan Alsat M.

Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një sërë marrëveshjesh, që thuhet se kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Udhëheqësit e tri shteteve kanë planifikuar që gradualisht të krijojnë edhe një treg të përbashkët për 12 milionë banorë – aq sa kanë të tria vendet bashkë.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë pranuar iniciativën e Serbisë për formimin e një grupi të përbashkët pune për bashkëpunim në krizën energjetike.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia “Anadolu”, e cila ka cituar ministren serbe të Energjisë dhe njëherësh, zëvendëskryeministren serbe, Zorana Mihajloviç.

Mihajloviç ka thënë se siguria energjetike e rajonit në situata krize kërkon solidaritet, lidhje dhe angazhim bashkëpunues në projektet strategjike.

Kosova është e vetmja nga gjashtë qeveritë e Ballkanit Perëndimor që ka refuzuar t’i bashkohet nismës për Ballkanin e Hapur.

Nisma është një zonë ekonomike dhe politike e tri shteteve ballkanike, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, që ka për synim të ofrojë mundësi më të mëdha tregtare dhe shkëmbime studentësh për një popullsi totale prej 12 milionë banorësh.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika