Rama: Të hyrat vetanake të Prishtinës, i takojnë vetëm Prishtinës

I pari i kryeqytetit të Kosovës u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të njëjtit të mbrojnë interesat e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar lidhur me Projektligjin e vitit 2023, me ç’rast specifikohet se “Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, behën pjesë e Fondit të Kosovës në Bilancin Bankar”.

Krahas kësaj, Rama ka thënë se të hyrat vetanake të Prishtinës, i takojnë vetëm kryeqytetit, teksa ka thënë se miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm në këtë formë është anti-Kushtetues.

“Miratimi i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023 në këtë formë do të paraqesë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Neni 124, pika 5 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës specifikon se “Komunat kanë të drejtë të vendosin, të caktojnë, të mbledhin dhe të shpenzojnë të hyrat e veta si dhe të marrin fonde nga Qeveria qendrore, në pajtim me ligjin”. Për më tepër, Ligji për Financat e Pushtetit Lokal, neni 2, Pavarësia Financiare e Komunave, pika 2.3, parasheh që “Për të mirë të popullsisë së komunës, Kuvendi Komunal dhe zyrtarët ekzekutiv kanë të drejtën dhe autorizimin që në mënyrë të pavarur t’i rregullojnë dhe menaxhojnë burimet financiare të cilat rrjedhin nga të hyrat vetanake komunale ose të cilat i janë ndarë komunës në formë të grantit të përgjithshëm”, ka thënë Rama.

Gjersa ka theksuar se Prishtina çdo ditë frekuentohet nga dhjetëra mijëra qytetarë të komunave të tjera të Kosovës duke ngarkuar infrastrukturën e saj në mënyrë të vazhdueshme, sipas Ramës, me miratimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023, do të dëmtohet rëndë zhvillimi i projekteve të Kryeqytetit të cilat i gëzojnë edhe qytetarët e komunave tjera.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të njëjtit të mbrojnë interesat e Kryeqytetit.

“Unë ju bëj thirrje që të angazhoheni dhe votoni për të fshirë fjalinë e paragrafit 6 të nenit 9 të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023 i cili përcakton se: “Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika