Rama uron Kurtin: Fitore domethënëse 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor,

Përmes një postimi në platformën “X”, Rama ka vlerësuar fitoren e Kurtit dhe të partisë së tij si domethënëse.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, ka shkruar Rama në “X”.

Të fundit nga rubrika