Ramabaja i kërkon falje deputetit Gruda, në Drenicë tregojnë kush ishte Fejzë Gruda

“Vetëm është mirë me ju tregu se ku i ka punu Gjyshi këtij, kur të vjen në studio e pyes…”

Biseda në emisionin Debat Plus me deputetin e PDK-së, Përparim Grudën, u mbyll me këtë pyetje(aludim) të analistit, Sadri Ramabaja.

Për të reaguar ndaj pyetjes se çka dhe ku ka punuar gjyshi, Bejtë Gruda, nipi Përparimi, nuk hezitoi të flas.

“E para po të them Babai im është një nga të vrarët e luftës së fundit në Kosovës edhe ka qenë mik publikisht po them i Adem dhe Hamëz Jasharit të cilët kanë nejt me vite të tëra në shtëpinë time. E dyta vëllai im në moshën 22 vjeçare ka qenë ushtar i UÇK-së. Sa i takon Gjyshit tim, gjyshi im ka vdekur përpara se të lind unë dhe nuk ka punuar i shkreti asgjë sepse në atë kohë ka mundur me i punu vetëm arat e Polacit. E treta ai që ti aludon, në Fejzë Grudën nuk është gjyshi im, gjyshi im i nderuar e ka emrin Bejtë Gruda dhe vëllau im që ishte ushtar e mbanë me krenari dhe e trashëgon emrin e tij…”, ka thënë Gruda.

Pak minuta më vonë Ramabaja kërkoi falje, veprim të cilin e bëri edhe sot përmes një shkrimi të gjatë në “Facebook”.

“Unë i kërkoj falje  se i kamë ngatërru dy vëllezër  edhe une kry puna merre bone Qeverinë edhe u kry puna. A po i kërkon falje Grudës? Po, po sepse ngatërrimi paska qenë ndërmjet dy vëllezërve, jo gjyshi por axha i Babës së tij. Pra ky ka qenë ngatërrimi, dhe unë i kërkoj falje sepse e kam ngatërru, qishtu po më shkruajnë mu”, ka thënë Ramabaja.

Që Bejtë Gruda është marrë vetëm me bujqësi dhe asnjëherë nuk ka qenë i punësuar askund e thotë edhe bashkëfshatari i Përparim Grudës, Isuf Hoti. Ish-kryetari i fshatit Polac, thotë se Fejzë Gruda është kushëri shumë i largët i Bejtës dhe se për të asnjëherë nuk është folur në fshat se ka qenë ose ka punuar kundër çështjes shqiptare.

“Fejza qysh thash ka qenë në Dukagjin ish-polic i asaj kohe në vitet 60′ ose 70 nuk kam qenë unë i lindur atëherë kur ka qenë policë, as nuk e ngjohim fare fshati atë se është i dalun që 80 vjet prej fshatit Polac. Si familje e Gani Grudës që i themi baba i Përparim Grudës e ka mbajtur edhe Adem Jasharin në vitet 80 e 90′”, ka thënë Hoti.

Edhe Kryetari i OVL-së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili jeton jo më larg se 2 kilometra larg fshatit të familjes Gruda, edhe mbrëmë në emision e edhe sot dha vlerësimet më të larta për familjen e ngushtë të deputetit Gruda.

“Për Bejtë Grudën, për Gani Grudën edhe për familjen e Përparim Grudës, për vëllezërit e tij jam në gjendje natë e ditë me debatu me çdo kë, prej Bejtës që e njoh rahmet i pastë shpirti deri tek Përparimi ose motra e tyre jam në gjendje me debatu me çdo kë për familjen e tij”, ka thënë Gycati.

Gani Gruda, babai i Përparim Grudës është vrarë nga forcat serbe si civil në Llaushë, ndërsa vëllai Bejtën i cili e ka trashëguar emrin e gjyshit ka qenë pjesë e UÇK-së.

 

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika