Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sulmuar sërish dje mediat, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ku u nominua për kryeministër. Ai gjatë fjalimit të tij, tha se “mediat për çdo sulm e agresion të Serbisë ndaj shtetit tonë, fajtorin çdoherë e gjetën tek qeveria jonë, por asnjëherë tek Serbia, nuk meritojnë vëmendjen tuaj”.
Analisti, Sadri Ramabaja ka theksuar se nga viti 2022 ka shkruar qindra herë tekste për luftën që është zhvilluar si “hibride” nga mediat kosovare ndaj qeverisë.
“Lufta hibride e medias kundër qeverisë, kam shkruar qindra herë. Në dhjetor 2022 kam sinjalizuar se po kemi luftë hibride kundër qeverisë. Në transformim total të medias, nëse për 50 vite kishmi 1 televizion, 1 radio, diçka 1 1 1dhe kishte pushteti në dorë. Kompania Koha ka thyer monopolin e medias”, ka deklaruar Ramabaja.
“Shumica e mediave janë në duar të oligarkëve. Kjo I bie se është 1 grusht kapitalistësh që disponojnë miliona e miliarda dhe kanë fuqi që të mbajnë edhe media”, tha Ramabaja.

Analisti, Imer Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në TV Dukagjini ka deklaruar se sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave janë shtuar varësisht se “kush ka qenë në pushtet”., Vlen të theksohet se statistikat e sulmit ndaj gazetarëve në vitin 2023 janë bërë shkaku i sigurisë në veriun e Kosovës.
Mushkolaj theksoi se ardhja në pushtet e Lëvizjes Vetëvendosje ka arritur në bazë të hulumtimeve dhe raportimeve gazetareske të skandaleve të shumta nga ana e politikanëve e që VV-ja i ka shfrytëzuar maksimalisht në konferenca për media e bërjen publike në Kuvendin e Kosovës.
“Varësisht prej kush ka qenë në pushtet janë shtuar sulmet ndaj gazetarëve. Sulmet që janë bërë gjatë 2023 për shkak sigurisë në veri. Por vitet e tjera, 2020-21-22, me sulme kryesisht nga njerëzit në pushtet politik. Për sulmet verbale nga struktura e VV-së por edhe zyra e Presidentes së kosovës, kanë vazhduar edhe nejrëz të tjer tjerë. Trend shqetësues duke pasur parasysh që VV-ja ka ardhur në pushtet me ndihmën e madhe të medias, Shkaku që skandalet dhe aferat të cilat LVV-ja të cilat i ka shfrytëzuar në ardhjen në pushtet qoftë në bërjen publike qoftë Kuvend apo Konferenca për media. Janë zbuluar nga mediat, jo nga Lëvizja Vetëvendosje. Shumë mirë që i kanë zbuluar mediat. Tash, pas ardhjes në pushtet, mediat dhe gazetarët ndihmonin Lëvizjen Vetëvendosjen me zbulimet, raportimet dhe hulumtimet e tyre u kthyen në armiqtë e LVV-së”, tha Mushkolaj.
Mushkolaj theksoi se e sheh si një “betejë” me mediat e jo “luftë”, pasi mediat do të jenë vazhdimisht në Kosovë e pushtetarët ndryshohen në zgjedhje.
Nuk e shoh si një luftë me media por e shoh si një betejë me media, pasi që mediat kanë qenë, janë dhe kanë me qëndru në Kosovë vazhdimisht. Partitë politike që e përbëjnë shumicën parlamentare, ndrrohen, sot është tjetër, nesër tjetër. Krahasuar me mediat e rajonit, dalin më së miri. Kosova ka media të mira, ka rregullativë të mirë ligjore sa i përket mediave. Poashtu Kosova ka mekanizma të mirë të cilat janë në shërbim të kujtdo qoftë që pretendojnë se mediat nuk kanë raportuar drejtë apo kanë bërë shkelje gjatë raportimit”, tha Mushkolaj.

Analisti, Astrit Gashi ka thënë se pajtohet me deklarimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se në vendin tonë ka liri të medias.
“Klima mediale është qaq e prishur dhe aq e dëmtuar nga Lëvizja Vetëvendosje”, vijoi Gashi.