Ramabaja kritikon Kushtetuesen: Vetë Gjykata ka shkelur Kushtetutën, vendim “copy-paste”

Analisti politik Sadri Ramabaja ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës duket i tejmbushur me referenca të panevojshme ligjore dhe dokumente të kopjuara, duke e bërë arsyetimin e saj të zgjatur dhe të komplikuar për të justifikuar ndërhyrjen në rendin kushtetues.

“Më krijoi një përshtypje kur e lexova tekstin të plotë, se gjykatësit i kishin munduar së tepërmi gjyqtarët ligjor të bënin copy-paste. Pjesë të tera të Kushtetutës, të Rregullores, pjesë të dokumente të kësaj natyre të bëjnë sa më shumë faqe. Dhe përpjekje prej Sizifi për ta arsyetuar ndërhyrjen në rendin kushtetueses. Kush e shkeli kushtetutë? Të gjitha deputetët e kanë shkelur, sepse nuk ia kanë arritur detyrën që kanë, ta konstituojnë Kuvendin. Dhe në fund duhet të them për fat të keq edhe vetë Gjykata Kushtetuese e ka shkelur kushtetuan. Me dy paragraf shtesë që ia ka shtuar nenit 67 të Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Ramabaja.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika