Ramabaja: Lista e VV-së pothuajse e njëjtë me atë të 9 shkurtit, me disa ndryshime të vogla

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se ajo është pothuajse e njëjtë me listën e 9 shkurtit, me vetëm disa ndryshime të vogla.

“Një dallim i vogël është se 15-shi i është rezervuar partnerit të ri Zef Morinës dhe më erdhi mirë që është brenda 20-shit, sepse gjasat pastaj i ka reale që të shkojë në Kuvend”, tha Ramabaja.

Ai shtoi se në listë janë përfshirë edhe figura nga PSHDK.

“Një tjetër anëtar i PSHDK-së… pra dy anëtarë prej një krahu politik, që mua më gëzon si fakt. Ndërsa te 10-shja nuk ka ndonjë dallim prej asaj”, u shpreh ai.

Sipas Ramabajës, struktura kryesore e listës së Vetëvendosjes mbetet e pandryshuar, duke reflektuar vazhdimësi të qasjes së mëparshme të partisë në përzgjedhjen e kandidatëve.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika