Ramabaja: Në këto zgjedhje sfida e AAK-së është kalimi i pragut

Analisti Sadri Ramabaja në Debat Plus ka komentuar aplikimet e partive politike në KQZ.

Ai ka thënë se, sipas parashikimeve dhe analizave për të cilat nuk ka treguar se kush i ka bërë, këto zgjedhje do të shënojnë kulmin e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje, duke shtuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) rrezikon të mos e kalojë pragun.

“Unë nuk uroj që të bie (AAK) sepse megjithatë do të ishte mirë të jetë pjesë e parlamentit.”

“Pra, 28 dhjetori mund të hyjë në histori me numrin më të madh të pjesëmarrësve në zgjedhje në këto 20 e sa vite demokraci liberale që kemi. Atëherë, po rrezikohet (AAK) të kalojë pragun”, ka thënë ai.

Të fundit nga rubrika