Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të vendit, ka thënë se njëri nga të propozuarit e PDK-së për president është një ish-komandant i UÇK-së.

“Nuk mund të tejkalohen thyerjet e thella që kanë ekzistuar shpejt e shpejt”, ka deklaruar ai.

“Ndoshta dy kandidatët e propozuar prej Partisë Demokratike do të ishin garanci më e mirë. Me sa unë kam informacion, njëri prej të propozuarve prej Partisë Demokratike do të jetë një ish-komandant i UÇK-së. Unë pres nesër që PDK ta bëjë publike”, ka thënë Ramabaja.

Të fundit nga rubrika