Raporti i Progresit vlerëson punën e Zyrës për Rikthimin e Aseteve

Zyra për Rikthimin e Aseteve, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka mirëpritur raportin e progresit të publikuar nga Bashkimi Evropian, i cili vlerëson lartë punën e kësaj zyreje.

Sipas këtij raporti kjo zyrë gjatë vitit 2024 ka shënuar rezultate të theksuara në identifikimin dhe gjurmimin e pasurisë së fituar me vepër penale, e cila ka qenë objekt i rikthimit të mundshëm te buxheti i shtetit apo te pala e dëmtuar, njofton Dukagjini.

“Gjithashtu, ky raport potencon se Zyra për Rikthim të Aseteve, ka shënuar sukses edhe në bashkëpunimin ndërkombëtarë, duke shkëmbyer informacione me shumë vende të botës.
Për më tepër raporti i progresit thekson se “Zyra e Rikthimit të Aseteve, e themeluar vitin e kaluar në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, trajtoi me sukses një numër kërkesash në vitin e saj të parë, duke rezultuar në rikthimin e aseteve jashtë vendit”. Gjithashtu, raporti i progresit ka kërkuar që burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare duhet t’i ndahen ZRA-së”, thuhet në njoftimin e Sistemit Prokurorial.

Zyra per Rikthimin e Aseteve, duke çmuar lartë raportin e progresit të publikuar nga Bashkimi Evropian, shprehë përkushtimin për të vazhduar angazhimin e saj në plotësimin e të gjitha standardeve të Bashkimit Evropian, në mënyrë që suksesi i ZRA të jetë edhe më i madh në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika