“Raportimet për atentat”, Qeveria: Nervoza në Beograd pas seancës në OKB i ka shtuar kërcënimet ndaj Kurtit

"..Nervoza në Beograd pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ka shtuar kërcënimet dhe agresivitetin ndaj Kryeministrit. Në Shkup janë parë forca të shumta të rendit. Kryeministri nuk është ndjerë i kërcënuar", thuhet në përgjigjen e qeverisë

Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka thënë se diskutimet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq mund të jenë shkak për kërcënimet e pretenduara ndaj Kurtit.

Në një përgjigje për Dukagjinin, qeveria thotë se kryeministri nuk është ndjerë i kërcënuar dhe se gjithçka ka shkuar mirë gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni të Veriut.

“Jemi të informuar se ka shumë kërcënime nga individë dhe struktura që kanë lidhje me Beogradin zyrtar. Nervoza në Beograd pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ka shtuar kërcënimet dhe agresivitetin ndaj Kryeministrit. Në Shkup janë parë forca të shumta të rendit. Kryeministri nuk është ndjerë i kërcënuar. Gjithçka ka shkuar mirë gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni të Veriut. Ai tashmë është në Kosovë dhe po vazhdon agjendën e tij”, thuhet në përgjigjen e qeverisë.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka mohuar se ka pasur tentim atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sa ka qenë në vizitë në Shkup.

Ndërsa Kurti ka thënë të shtunën se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë socialiste. Ai ka theksuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që rrënjët i kanë në Beograd.

Radiotelevizioni Publik i Kosovës fillimisht raportoi sipas burimeve se ka pasur tentim atentati kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika