“Raportimi i Bislimit me dyer të mbyllura”, Kryeziu-Hyseni: Ndajti me ne dokumente konfidenciale për dialogun

Në deklaratën e saj para gazetarëve, Kryeziu - Hyseni tha se fokusi i këtij takimi ka qenë që të diskutohet për zhvillimet në muajit e fundit në dialog teksa e ka quajtur mundësi të jashtëzakonshme për deputetët e opozitës që të marrin informacione më të detajuara për dialogun

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, pas përfundimit të këtij komisioni ku raportoi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, tha se arsyeja pse ky takim u mbajt i mbyllur për mediat është se Bislimi ndajti disa dokumente konfidenciale, të cilat nuk preferohet të ndahen me opinionin publik për shkak të “procesit fragjil që tashmë është dialogu”.

Në deklaratën e saj para gazetarëve, Kryeziu – Hyseni tha se fokusi i këtij takimi ka qenë që të diskutohet për zhvillimet në muajit e fundit në dialog, teksa e ka quajtur mundësi të jashtëzakonshme për deputetët e opozitës që të marrin informacione më të detajuara në lidhje me dialogun.

Ajo tha se u diskutua për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe për të ardhmen e dialogut.

“Vetë fakti që kemi vendosur të mbajmë takim të mbyllur, ka premtuar se do të ndajë me ne disa dokumente konfidenciale, dhe për të cilat sigurisht nuk preferohet të ndahen me opinionin për shkak të procesit fragjil që është, jo për shkak se nuk jemi transparent sic u tha nga opozita. Fokusi ka qenë te muajt e fundit, zhvillimet, ishte një mundësi e jashtëzakonshme për deputetët që të marrin informacione më të detajuara. Pati interesime të ndryshme nga opozita, megjithatë fokusi ynë ka qenë në sulmin e Banjskës dhe kemi folur shumë edhe për atë se cfarë pritet të ndodhë tutje”, ka deklaruar Kryeziu – Hyseni.

Sipas saj, në dialog duhet të ketë lëvizje prej palës tjetër, përkatësisht Serbisë që t’i kryejë detyrat e veta dhe lëvizje nga ana e BE-së në kuptimin e trajtimit “të barabartë dhe neutral” të të dyja palëve.

“Po flas duke u bazuar në atë që mendoj, duhet të ketë lëvizje prej palës tjetër dhe prej BE-së në kuptimin e trajtimit të dy palëve të barabarta. Përderisa ata stagnojnë e përderisa dërgojnë letra si heqja dorë nga dialogu dhe nuk marrin obligime, dhe në anën tjetër Kosova nuk trajtohet në mënyrë të barabartë nga negociatorët, atëherë s’mund të ketë progres”, ka vijuar ajo.

Ajo tha se mbajtja e këtij takimi me dyer të mbyllura u shoqërua me kritika nga opozita për mostransparencë, por sipas saj, opozita thjesht nuk do të shfrytëzojë asnjë mundësi, në këtë rast kur jepet për informacione se në çfarë procesesh dhe në çfarë faze është Kosova.

Për të, misioni i opozitës është keqinformimi.

“Di të them, opozita thjesht nuk duan të shfrytëzojnë asnjë mundësi të vetme kur jepen informacione të para se në çfarë procesesh dhe në çfarë faze është Kosova. Vazhdoj të kem bindjen se i vetmi mision i tyre është keqinformimi”.

Ndryshe, sot nga ora 09:00, zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, raportoi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Ai raportoi në këtë takim me dyer të mbyllura në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika