Raportohet se “Wagner” ka ndaluar përparimin drejt Moskës; Prigozhin ka rënë dakord të shmangë “gjakderdhjen ruse”

Siç shkruan Associated Press, Prigozhin ka thënë se ndërsa njerëzit e tij janë vetëm 200 kilometra nga Moska, ai vendosi t'i kthejë ata për të shmangur "gjakderdhjen ruse".

Raportohet se “Wagner” ka ndaluar përparimin drejt Moskës; Prigozhin ka rënë dakord të "de-përshkallëzojë situatën"

Udhëheqësi mercenar i Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka bërë të ditur në kanalin e tij Telegram duke thënë se ka rënë dakord të “ndalojë” lëvizjen e trupave të tij që po përparojnë drejt kryeqytetit rus.

Kjo erdhi pasi, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka zhvilluar bisedime me kreun e grupit mercenar Wagner, gjatë të cilave Prigozhin ra dakord të ndalojë trupat e tij dhe të “de-përshkallëzojë situatën”, shkruan BBC.

“Prigozhin pranoi propozimin e Lukashenkos për të ndaluar lëvizjen e Wagner në territorin rus dhe për hapat e mëtejshëm për të de-përshkallëzuar tensionet”.

Ai tha gjithashtu se ishte “e mundur për të gjetur një variant të pranueshëm të de-përshkallëzimit të situatës me garanci sigurie për luftëtarët e “Wagner”.

Ndërsa, siç shkruan Associated Press, Prigozhin ka thënë se ndërsa njerëzit e tij janë vetëm 200 kilometra nga Moska, ai vendosi t’i kthejë ata për të shmangur “gjakderdhjen ruse”.

Ai nuk tha nëse Kremlini i është përgjigjur kërkesës së tij për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Kremlini.

Njoftimi vjen pas një deklarate nga zyra e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, duke thënë se ai kishte negociuar një marrëveshje me Prigozhin pasi kishte diskutuar më parë këtë çështje me Putin.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika