Rashiq: Nuk shoh pengesë në betimin e kryetarëve të komunave veriore

Ministri për Komunitete dhe Kthim dhe Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se nuk sheh ndonjë pengesë në betimin e kryetarëve të rinj në komunën e Zvecanit, Zubin Potokut dhe në Leposaviq.

Ai tha legjitimiteti mbetet sfidues, por zgjedhjet ishin të ligjshme.

“Nuk e shoh pengesë, kemi pasur një betim javën e kaluar dhe kjo do të jetë një hap teknik, simbolik, po konfirmohet diçka që e kemi ditur për këto zgjedhje e kemi pasur fokus ligjshmërinë. Legjitimiteti normal në këtë moment është sfidues”, tha ai.

Rashiq tha se procesi i zgjedhjeve komunale në veri ishte Ad-Hoc, teksa shtoi se më mirë që janë mbajtur zgjedhjet sesa të mbeteshin komunat pa përfaqësues.

“E shoh një proces Ad-Hoc, në momentin kur është i nevojshëm, në fund të fundit kur të krahasohet, a kishim pasur nevojë të mbetën institucionet pa udhëheqje, apo të ekzistojë një gjë të tillë. Unë gjithmonë konsideroj që duhet të ekzistojë përfaqësim në secilën komunë, e kuptoj nevojën e institucioneve t’i mbajë zgjedhjet atje”, tha ai.

Ai tha se kompetencat e shumta për Listën Serbe po i paguajnë qytetarët serbë të Kosovës.

“Çdo gjë po komplikohet, po paguajmë çmim për shkak të injorimit të serbëve autentikë të serbëve të Kosovës. Më 2013, në heshtje, palët Kosova dhe Serbia janë marrë vesh që krejt institucionet që janë në dispozicion të jepen në duar të Listës Serbe, tash po kthehet në bumerang. Prapë po vazhdohet me gabime, kur po them gabimet, unë nuk fajësoj vetëm një palë, por të gjitha, Prishtinën, Beogradin dhe Brukselin”, tha ai.

Tutje, ai tha se “Lista Serbe” nuk është listë serbe, por është vetëm një degë e partisë SNS në Beograd.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika