Rasti i Julian Assange, është bërë shkak për lirinë e mediave

Një koalicion ndërkombëtar gazetarësh, redaktorësh dhe botuesish kërkoi të mërkurën që themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange të lirohej menjëherë nga një burg në Mbretërinë e Bashkuar dhe të hiqen të gjitha akuzat kundër tij

Julian Assange

Pesëmbëdhjetë përfaqësues të sindikatave dhe organizatave të gazetarëve dhe botuesve nga gjashtë vende u mblodhën në Gjenevë për thirrjen për të liruar Julian Assange në emër të lirisë së shtypit.

Kjo thirrje, erdhi pasi qeveria britanike miratoi javën e kaluar ekstradimin e Assange për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai kërkohet të përballet me gjyqin për shkelje të Aktit të spiunazhit të SHBA-së duke publikuar dosje ushtarake dhe diplomatike në vitin 2010 dhe mund të përballet me deri në 175 vjet burg nëse shpallet fajtor.

Pierre Ruetschi, kreu i Klubit zviceran të Shtypit që priti ngjarjen, paralajmëroi se “demokracia po merret peng”, njofton VoA News.

“Kjo përpjekje për kriminalizimin e gazetarisë është një kërcënim serioz”, ka thënë Ruetschi.

Gazetarët nënshkruajnë një baner që thërret për të liruar themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange pas një konference për shtyp në klubin e shtypit të Gjenevës, në Gjenevë.

Gjithashtu, edhe Tim Dawson nga Unioni Kombëtarë i Gazetarëve në Britani dhe Irlandë, vë në pikëpytje gjendjen e gatetarëve të tjerë, nëse Assange ndjeket penalisht si spiun.

“Nëse Julian Assange mund të kërcënohet me ndjekje penale si spiun, çfarë do të thotë kjo për gazetarët e tjerë?”, ka pyetur Dawson.

Assange është mbajtur në paraburgim në një burg të sigurisë së lartë në Londrën juglindore që nga viti 2019, për një rast të mëparshëm që e akuzonte atë për sulm seksual në Suedi.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika