Rasti i “Pick Up-it” për mirëmbajtjen e rrugëve, sqarohet zëvendësministri: Nuk ka kushtuar 850 mijë euro, por 900 mijë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka kërkuar falje pasi ditë më parë në një intervistë televizive ka ngatërruar shifrën me të cilën shteti ka paguar një veturë për mirëmbajtjen e rrugëve

Hysen Dumishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka kërkuar falje pasi ditë më parë në një intervistë televizive ka ngatërruar shifrën, me të cilën, shteti ka paguar një veturë për mirëmbajtjen e rrugëve.

Ai duke folur për kontratat për mirëmbajtje të rrugëve regjionale e nacionale, të cilat ishin bërë para ardhjes së Qeverisë Kurti në pushtet, ka treguar një rast se si një automjet “Pick-up” ishte paguar 850 mijë euro, e që siç sipas tij, është shifër “marramendëse”.

E të enjten në një postim në Facebook, Durmishi ka thënë se ky pozicion nuk i kishte kushtuar buxhetit të shtetit 850 mijë euro, por 900 mijë euro.

“Kërkim falje. Para disa ditëve kam deklaruar se një ‘Pick-up’ (automjet) i cili lëvizte në rrugë për të bërë inspektime se ku ka nevojë të intervenohet me kontratën e mirëmbajtjes është paguar në vlerë 850 mijë euro. Në fakt, ky pozicion nuk i kishte kushtuar buxhetit të shtetit 850 mijë euro, por 900 mijë euro”, ka shkruar ai.

Tutje, zëvendësministri ka thënë se “sulmet që na bëhen vazhdimisht janë edhe për shkak se nuk ka më pozicione të tilla”.

“Nga 57 milionë sa ka kushtuar mirëmbajtja në të kaluarën, për tri vite ne e kemi zbritur në 30 milionë euro. Vazhdojmë dhe nuk ndalemi asnjëherë”, ka përfunduar Durmishi.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika