Ratifikohet marrëveshja për energjinë me MCC-në

Në Kuvendin e Kosovës me 89 vota pro, deputetët e Kuvendit kanë ratifikuar marrëveshjen që Qeveria e ka nënshkruar me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC)

Kuvendi i Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës me gjithsej 89 vota pro nga deputetët dhe asnjë kundër, është ratifikuar marrëveshja që Qeveria e ka nënshkruar me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) në Kongresin Amerikan.

Marrëveshja në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, përqendrohet në projekte të energjisë.

Granti pesëvjeçar parasheh 202 milionë dollarë mjete direkte nga Qeveria amerikane, ndërsa pjesa tjetër e investimeve do të mbulohet nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkaq projekti më i rëndësishëm pritet të jetë ai i ruajtjes së energjisë, ku përmes këtij projekti  Kosova do të ketë rezerva të energjisë përmes baterive të kapacitetit të lartë prej 170 megavatësh. Këto bateri do të mundësojnë sigurimin e rezervave prej rreth 347 megavatësh në orë. Përmes baterive synohet të reduktohet nevoja për importin e energjisë, derisa çmimet e importit tashmë janë rritur.

Ndryshe, të mërkurën e 27 korrikut, Kosova ka nënshkruar marrëveshjen me vlerë prej 236.7 milionë eurosh me Sfidat e Mijëvjeçarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA) për programin e energjisë.

Ajo që nënshkruajti nga Kosova, ishte Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa ajo nga ShBA ishte kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika