Reagimi ndaj krizave, KFOR-i dhe EULEX-i me stërvitje të përbashkët në Mitrovicë

KFOR-i dhe EULEX-i të martën kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët në Mitrovicë për mënyrën e reagimit ndaj krizave eventuale

KFOR-i dhe EULEX-i të martën kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët në Mitrovicë se si duhet të reagohet ndaj krizave eventuale.

KFOR-i ka thënë se vazhdon ta zbatojë mandatin për të ofruar një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika